“Mbyllet financimi i qirave për Tiranën”; Rama: 20 mln lekë atyre që duan ta ndërtojnë vetë shtëpinë në fshat
“Në Tiranë është mbyllur përfundimisht skema për financimin 100% të qirave për të gjithë ata që nuk kanë strehë për shkak të tërmetit”, theksoi sot Kryeministri Edi Rama.
Ndërsa kush e ndërton shtëpinë vetë në fshat do të marrë 20 mln lekë në dorë, tha kryeministri Rama, në fjalën e tij në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave.
“Ky proces duhet ndjekur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, për të parë ecurinë, pavarësisht se bashkia e Tiranës e ka drejtpërdrejt përgjegjësinë, por për të parë ecurinë e futjes së tyre në shtëpi me qira dhe për të parë se çfarë nevojash kanë, të hedhësh një sy nga ana e qeverisë në këtë proces është i nevojshëm”, nënvizoi Rama.
Për ata që janë në fshat dhe duan të ndërtojnë vetë shtëpitë t’u japim financim, mesatarisht 20 mln lekë të vjetra, pasi fitojnë kohë dhe nuk rrinë të presin të vijë dikush, por me një supervizionim që të garantojë të gjithë parametrat.
Shtëpitë indiviuuale së bashku me komunitetin dhe shoqatat e solidaritetit, rruga tjetër me para në dorë për ata që paraqiten dhe duan të ndërtojnë vetë shtëpinë”, tha Rama.
Fraksion.com