AktualitetPolitikëTë fundit

“Ju sjell C.Ronaldon dhe Buffon”; Rama surprizon dy fëmijët që i shpëtuan tërmetit tragjik

Kryeministri i vendit Edi Rama ka surprizuar dy fëmijët të cilët “fluturuan” nga dritarja pas tërmetit katastrofik të 26 nëntorit në Thumanë.

Rama ka marrë me vete dy fëmijët Aurelin dhe Alesjon në Itali, ku më pas kanë realizuar një takim me dy futbollistët si Kristiano Ronaldo dhe ish-gardianin e Kombëtares së Italisë, Gianluigi Buffon.

“Ishte tërmet i tmerrshëm, patëm 51 të vdekur”-thotë Rama. Kristiano Ronaldo dhe Buffon u dhuruan fëmijëve bluzat me emrin e tyre.

“#TiNukDoJeshKurrëVetëm😢👐🏿🇦🇱 Një surprizë për Aurelin dhe Alesjon, dy fëmijët që fluturuan nga dritaret e pallatit të tragjedisë në Thumanë, e që pasi lanë spitalin duhet të rifillojnë rrugën e jetës, që u’a urojmë të gjatë, me shëndet e gëzime❤🙏❤ https://e-albania.al/dhuro/”, shkruan kryeministri Rama në Facebook, teksa publikon edhe videon e takimit emocionues. /e.s/

Fraksion.com