AktualitetTë fundit

Jep dorëheqjen shefja e kabinetit në Prokurorinë e Përgjithshme pas largimit Arta Markut,

Pak orë pas largimit të Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku, largohet edhe një prej të besuarve të saj.

Alketa Zifla ka dhënë dorëheqjen nga detyra si shefe e kabinetit në Prokurorinë e Përgjithshme.

Alketa Zifla zëvendësoi Rovena Gashin, e cila u largua nga vettingu në Prokurorinë e Përgjithshme.

Më herët Zifla ka qenë pjesë e Prokurorisë së Fierit dhe asaj të Tiranës.

Ajo njihej edhe si krahu i djathtë i Markut pasi me marrjen e detyrës në Dhjetor të vitit 2017, Marku mori pranë vetes njerëzit e saj të besueshëm.

 

Fraksion.com