AktualitetTë fundit

Fjalët e shenjta; Rama: Të vërtetën nga e pavërteta e ndajnë vetëm 4 gishta

Kryeministri Edi Rama solli sot përmes fjalëve të shenjta, një tjetër mesazh për përballimin e situatës së shkaktuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

“Fjalët e shenjta . Të vërtetën nga e pavërteta e ndajnë vetëm 4 gishta. E pyetën për kuptimin e kësaj shprehje. Imam Aliu bashkoi gishtat e dorës, i vuri midis syrit e veshit të tij dhe tha: “Është e pavërtetë kur ju thoni “Unë kam dëgjuar për këtë”: dhe është e vërtetë kur ju thoni “Unë e kam parë këtë”.

Kryeministri Rama zgjodhi shprehjen e Imam Aliut, Ligjërata 141 për të dhënë një tjetër mesazh kurajoje për kapërcimin e situatës së shkaktuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

 

Fraksion.com