Basha me banorët e pallatit 12 katësh në Durrës: Rritje e numrit të inxhinierëve vlerësues
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u takua në Durrës me disa banorë të një prej kompleksve më të mëdha të dëmtuar, por që akoma nuk ka një vlerësim përfundimtar, nëse duhet shembur apo jo. Në kompleksin 12 katësh jetojnë rreth 1 mijë banorë, të cilët kanë si shqetësim kryesor zvarritjen e vendimmarrjes dhe mungesën e vëmendjes shtetërore. Duke iu përgjigjur kërkesës së tyre për ndihmë, zoti Basha tha se rruga më e mirë për t’i ndihmuar banorët është rritja e numrit të inxhinierëve vlerësues.
“Ajo që po kërkojmë ne është të rritet numri i vlerësuesve, por që të jenë të çertifikuar nga shteti, pasi kjo nuk është punë partish. Problemi kryesor që shoh është se, duke mos patur vlerësime, njerëzit, ndjehen të pasigurt, se edhe po qe lajm i keq, njeriu e ndan mendjen”, thanë banorët
“Ajo që tani kemi në dorë është të sjellim sa më shumë vëmendje tek ju” iu përgjigj Basha banorëve.
Fraksion.com