Janez Lenarčič: Fondi prej 15 milon eurosh i KE është vetëm pjesa e parë
Kyeministri Rama ka qenë në Vorë aty ku është edhe kampi i personave që janë prekur nga tërmeti sëbashku me komisionerin europian, Janez Lenarčič.
Komisioneri:
Më lejoni që t’ju siguroj që Bashkimi Europian do të vazhdojë të jetë krah jush, kjo pasi Shqipëria është pjesë e Europës, dhe ju jeni një vend kandidat dhe ne nuk do të ju lejmë.
Dhe si përfundim me lejoni që të them siç e tha presidentja e Komisionit Europian, KE ka vënë një shifër prej 15 milion eurosh dhe do të jetë si pjesë e parë.
Rama:
Informojeni mirë publikun që është vetëm një fond i parë i garantuar me shpejtësi maksimale për një fazë paraprake. Nuk është fondi i përgjithshëm.
Së dyti siç e tha komisioneri, presidentja Ursula është angazhuar me në për të pasur një raport të detajuar të post katastrofës dhe mbi bazën e atij raporti do të vihen në lëvizje mekanizmi europian për rindërtimin aq sa mund të mbulojë.
Presidentja e KE më ka konfirmuar që KE do të jetë kordinatori i një konference fondesh. Unë kam kërkuar që të jetë jo më larg se sa janari.
Ne kemi numrin më të madh të imagjinueshëm të ekipeve që po bëjnë ekspertizën.
Fraksion.com