Mbërrin avioni me ndihma; Koçi: Turqia një vend më shumë se mik
Mbërrin në Tiranë avioni me ndihmat e premtuara nga Turqia për banorët e prekur nga pasojat e tërmetit të 26 tetorit. Ndihmat konsistojnë në mjete logjistike si, çadra, ngrohëse, krevat portativ, batanije etj.
Zëvendësministri i Mbrojtjes Petro Koçi, i shoqëruar nga ambasadori i Republikës së Turqisë në Shqipëri, drejtori i Agjencisë së Mbrojtjes Civile si dhe atasheu ushtarak i Republikës së Turqisë në Shqipëri, ishin në Rinas për të mirëpritur këto ndihma dhe për të falënderuar gjithë aktorët, që bënë të mundur dërgimin e tyre.
Në fjalën e tij, zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, u shpreh se “Turqia është një vend më shumë se mik. Turqia ka qenë dhe mbetet gjithmonë në krah të Shqipërisë. Kjo fatkeqësi po kthehet në një energji më shumë në frymën e bashkëpunimit mes Shqipërisë edhe Turqisë. Dua të shpreh mirënjohjen për presidentin Erdogan, për Ministrinë e Mbrojtjes së Turqisë, FA, Gjysmë Hënën e Kuqe, Agjencinë Publike të Strehimit dhe për të gjitha ekipet e asistencës, të kërkim – shpëtimit turke që kanë mbërritur në Shqipëri për të përballuar këtë sfidë, e cila është shumë e vështirë për ne”.
Zëvendësministri vlerësoi në mënyrë të veçantë angazhimin e presidentit Erdogan për ndërtimin e 500 banesave për 500 familje, të cilët u prekën rëndë nga fatkeqësia e tërmetit të 26 nëntorit.
Koçi u shpreh se kjo ndihmë është një lehtësim dhe krijon më shumë optimizëm për përballimin me sukses të kësaj sfide për shtetin, e sidomos për banorët e goditur nga tërmeti.
Fraksion.com