AktualitetTë fundit

Eksperiencë holandeze në përballimin e fatkeqësive natyrore

Marrja e eksperiencës holandeze në përballimin e fatkeqësive natyrore ishte në qendër të një takimi që u zhvillua në Holandë, ku morën pjesë ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali dhe ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko

Spiropali u shpreh se, në takimin e organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Holandë dhe Dhoma e Tregtisë së Diasporës, përfaqësues të njohur të biznesit holandez në fushën e ndërtimit, inovacionit, turizmit dhe energjisë, iu përgjigjën ftesës sonë për të ndarë eksperiencat dhe përvojat e tyre të vyera në përballimin e fatkeqësive natyrore.