15 milionë euro për Shqipërinë nga Komisioni Evropian
Komisioni Evropian ka akorduar 15 milionë euro për Shqipërinë pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit.
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen tha: BE është në solidaritet të plotë me Shqipërinë. Kisha një telefonatë me kryeministrin Edi Rama të dielën. Dhe ne e mbështesim Shqipërinë jo vetëm me fjalë, prandaj do japim 15 milionë euro nga fondi menjëherë.
Kemi vendosur për zhvillimin e një konference të përbashkët donatorësh. Unë do ta marr sot në telefon Edi Ramën dhe ta vë në dijeni për këtë vendim.
Fraksion.com