AktualitetPolitikëTë fundit

107-vjetori i Ushtrisë Shqiptare; Mesazhi i Metës: Falenderim dhe mirënjohje!era

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka dhënë një mesazh për Forcat e Armatosura, që përvjetori i 107-të i gjen ata në krye të solidaritetit me qytetarët  e dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit. Me një postim në “Facebook”, Kreu i Shtetit ka postuar një video nga puna e FA-së në vatrat e tërmeti tragjik, ku dhjetëra qytetarë humbën jetën dhe qindra të tjerë mbetën të plagosur.

“Falenderim dhe mirënjohje për kontributet e vyera, përkushtimin heroik dhe sakrificat sublime për mbrojtjen e Atdheut dhe Sigurisë Kombëtare, për operacionet humanitare e paqeruajtëse, si dhe për garantimin e lirisë, paqes e stabilitetit kudo në botë, nën flamurin e NATO-s”, shkruan në facebook presidenti Ilir Meta me rastin e 107-vjetorit të Ushtrisë shqiptare.

Postimi i Metës

Me konsideratat më të larta, ju shpreh sot urimet më të ngrohta të gjithë burrave dhe grave në uniformë të Forcave tona të Armatosura, me rastin e 107-vjetorit të Ushtrisë Shqiptare!

Falenderim dhe mirënjohje për kontributet e vyera, përkushtimin heroik dhe sakrificat sublime për mbrojtjen e Atdheut dhe Sigurisë Kombëtare, për operacionet humanitare e paqeruajtëse, si dhe për garantimin e lirisë, paqes e stabilitetit kudo në botë, nën flamurin e NATO-s.

Ky 107-vjetor, i gjen Forcat tona të Armatosura, në krye të solidaritetit dhe ndihmës për vëllezërit e motrat shqiptare të prekur rëndë nga pasojat e tërmetit tragjik, duke spikatur me profesionalizmin, përkushtimin dhe dashurinë për të shpëtuar banorët e mbetur nën rrënojat e kësaj fatkeqësie natyrore shkatërrimtare, që nxorri në pah dhe domosdoshmërinë e modernizimit të mëtejshëm të ushtrisë shqiptare.

Zoti i bekoftë ushtarakët shqiptarë!

Lavdi dëshmorëve që dhanë jetën për Atdhe dhe Flamur! 🇦🇱

Fraksion.com