AktualitetTë fundit

Zingraf: Gjermania i qëndron në krah Shqipërisë në këto ditë të vështira

Gjermania i qëndron në krah Shqipërisë në këto ditë të vështira, tha sot ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Ambasadori Zingraf.

Ambasadori Zingraf pati sot një takim informues me dy forcat gjermane të Agjencisë Federale të Ndihmës Teknike (THW) pranë skuadrës së Mbrojtjes Civile të BE-së.

“Achill Holzer dhe Dustin Matzel i raportuan ambasadorit mbi punën e forcave të shpëtimit dhe vlerësimin e dëmeve në zonat e prekura në Durrës, Lezhë dhe Tiranë. Gjermania i qëndron në krah Shqipërisë në këto ditë të vështira. Ndihmë gjermane në ekipin e BE-së pas tërmetit ”, shprehet ambasada gjermane.

 

Fraksion.com