Tritoli “zhduku” në pak sekonda pallatin 6-katësh
Një pallat gjashtë katësh në Durrës, i cilësuar si i pabanueshëm nga inspektimi i kryer, u shemb ditën e sotme me shpërthim të komanduar.
Forcat xheniere punuan për orë me radhë për të hapur vrimat ku u vendos eksplozivi.
Qysh prej ditës së hënë, ekipet xhenio përcaktuan vendet dhe detajet e ndërhyrjes në godinë.
Shpërthimi u ndoq nga ekipe të batalionit xhenio, të mbriojtjes, zjarrit dhe shpëtimit, por fatmirësisht çdo gjë shkoi me sukses dhe pa pasoja në pallatet përreth.
Pallati në fjalë ndodhet në lagjen nr.13 dhe pamjet nga shpërthimi i tij mund ti shihni në video.
Fraksion.com