AktualitetBota+Të fundit

SHBA-ja akuzon Iranin për vrasjen e një numri të madh të protestuesve

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka akuzuar Iranin për vrasjen e “një numri të madh” të protestuesve.

Të dhënat që janë publikuar nga ana e Teheranit ai i quajti “gënjeshtra të plota”.

“Tani, derisa ne po flasim, Irani po vret ndoshta mijëra e mijëra njerëz. Për këtë ata ndërpresin Internetin, në mënyrë që njerëzit të mos shohin se çfarë po ndodh”, tha Trump, më 3 dhjetor, gjatë një vizite në Londër për një samit të NATO-s.

“Është një gjë e tmerrshme dhe bota duhet të vëzhgojë”, shtoi ai.

Shefi i policisë së Teheranit tha më 3 dhjetor tha se katër “autorët kryesorë” të demonstratave ishin arrestuar dhe se po vazhdon procesi i identifikimit të njerëzve të tjerë të përfshirë në trazira.

Një ditë më parë organizata për të drejtat e njeriut Amnesty International tha se të paktën 208 persona besohet të jenë vrarë gjatë goditjes së autoriteteve ndaj protestave, muajin e kaluar.

Zëdhënësi i gjyqësorit në Iran, Gholamhossein Esmaili kundërshtoi vlerësimet, se ekziston një numër i lartë i vdekjeve.

Shkalla e dhunës kundër protestave që u nxitën nga rritja e çmimit të karburantit deri në 200 përqind mbetet e paqartë, kryesisht për shkak të një ndërprerje gati të përgjithshme të internetit nga ana e autoriteteve iraniane.

Teherani nuk ka publikuar ende ndonjë numër zyrtar të vdekjeve nga trazirat që shpërthyen në mbrëmjen e 15 nëntorit.

 

Fraksion.com