Rama: Banorët e tërmetit nga hotelet në banesa me qera pas Vitit të Ri
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë se “pas festave të Vitit të Ri do të bëhet kalimi nga hotelet në shtëpi me qera për të gjithë ata që janë sistemuar në hotele, si pasojë e dëmtimit të banesave nga tërmeti”.
“Ata do të qëndrojnë në shtëpi me qera gjatë fazës mes katastrofës dhe rindërtimit. Është i domosdoshëm dhe duhet të bëhet gati me shpejtësi plani. Bashkia e Tiranës dhe bashkia e Durrësit duhet të përfshihen sot në këtë proces”, tha Rama.
Ai theksoi se duhet një plan i qartë dhe pastaj një punë konkrete në terren për të identifikuar të gjitha banesat ku ne do të paguajmë qeranë për këta njerëz.
Kryeministri ngarkoi për këtë çështje Ministren e Financave, Ministren e Mirëqenies dhe dy përfaqësues të bashkisë, së bashku me kryetarin e Komitetit të Rindërtimit.
Fraksion.com