Ndërtesat e dëmtuara; Inxhinierja: Dëmet e mëdha jo nga tërmeti por nga abuzimet që janë bërë në fushën e ndërtimit
Inxhinierja e ndërtimit, profesoresha Luljeta Bozo thotë se dëmet e mëdha që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit erdhën për shkak të abuzimeve që janë bërë në fushën e ndërtimit. Inxhinierja thotë se vitet e fundit shumë ndërtime janë bërë pa pasur as studim gjeologjik të truallit ku do të ndërtohet, madje duke lejuar ndërtime mbi rërë në breg të detit, dhe as studim sizmik.
Më parë ka funksionuar kështu, të marrësh lejen e ndërtimit dhe të kesh të drejtën të projektosh, duhet të kesh studimin gjeologjik të parin dhe studimin sizmik të dytin, pa këto nuk mund të fillosh.
Nuk mund të kursesh në dëm të sigurisë së objektit që mund të të zërë brenda njerëzit. Projekti duhet të kontrollohet. Duhet të ketë një instancë që kontroll projektin dhe projekti duhet të jetë i plotë, jo me copa letrash. Duhet ndjekur rregulli që në çdo hap të zbatimit duhet të kontrollohet cilësia e materialit dhe mënyra se si është zbatuar projekti. Këtë e bën supervizori. Por kush e ka supervizorin? Ata mund të ketë investitori. Atij i intereson, ai që nuk është serioz, ta kalojë shpejt e shpejt që të mbarojë objektin. Heq hekura, shkel në cilësinë e betonit. Këtu nuk janë zbatuar rregullat teknike, asnjë rregull teknik”, u shpreh inxhinierja Bozo për A2 news.
Fraksion.com