Majlinda Bregu i kërkoi Brukselit 1 min heshtje për viktimat e tërmetit në Shqipëri
Brukseli ka mbajtur një minutë heshtje në nderim të 51 qytetarëve shqiptarë që humbën jetën nga tërmeti tragjik të martën e kaluar.
Me kërkesë të Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunit Rajonal Majlinda Bregu, në Samitin “Friends of Europe” të pranishmit kanë mbajtur një minutë heshtje për të gjithë viktimat e tërmetit të 26 nëntorit, raporton gazetari i Panorama Mariglen Kume.
Samiti “Friend of Europe” diskuton për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor dhe në këtë takim po merr pjesë edhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaci.
Fraksion.com