AktualitetPolitikëTë fundit

“Lukunia mediatike rriti ankthin”; Rama: Godinat e larta në Durrës, nuk paraqesin rrezikshmëri

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se pas një ditë të gjatë dhe intensive dje është bërë një punë shumë voluminoze nga ana e gjithë ekipeve të inspektimit grupe të tëra ekspertësh ndërkombëtarë nga shumë vende kanë qëndruar në terren me orë të zgjatura duke mirëkuptuar nevojën dhe kërkesën tonë për pasur një intensitet të lartë në procesin e godinave grupe të tjera vijnë sot dhe në ditët në vijim”.

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë, Kryeministri Rama theksoi se “kancelaria e Gjermanisë Angela Merkel ka kërkuar edhe nga të gjithë shtetet e Republikës Federale, Landet që të përfshihen në këtë operacion dhe të dërgojnë ekipet e tyre të ekspertëve për të verifikuar standardet e sigurisë së godinave”.

“Lajmi i mirë në këtë proces është se një sërë godinash të larta në zonën e Durrësit të cilat u bënë edhe burim i një ankthi të madh popullor edhe me “ndihmën” e lukunisë mediatike, por edhe krijuan një ndjenjë të lartë pasigurie , një turbullirë të tillë emocionale tek banorët përkatës , nuk paraqesin rrezikshmëri, nuk kanë dëme në strukturën e tyre dhe hyjnë në kategorinë e godinave të pabanueshme per momentin por të riparueshme”, tha Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se dje i kam kërkuar ndërtuesve të këtyre godinave që të përfshihen menjëherë në projektet e riparimit.

“Po ashtu nga ana tjetër zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Artan Shkreli së bashku me drejtorin dhe stafin e Institutit të Ndërtimit është impenjuar që në kohë të rekord të përgatisë standardet e riparimit godinë për godinë , kriteret teknike dhe të garantojë që të gjitha riparimet do të zhvillohen nën mbikëqyrjen e rreptë të ekspertizës së ndërtimit”.  tha Rama.

 

Fraksion.com