AktualitetPolitikëTë fundit

“Kryebashkiakët të lëvizin me kuaj”; Rama: Asnjë lek për makina dhe dollapë në 2020

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se në vitin 2020 shpenzimet e bashkive do të reduktohen, duke u kushtëzuar nga situata pas tërmetit.

Ai tha se nuk do të ketë më investime për mobilime zyrash dhe përdorim automjetesh. Rama solli në mbledhjen e qeverisë edhe një metaforë teksa tha se kryetarët e bashkive mund të lëvizin me kuaj.

“Ne do të kalojmë si fazë të parë nga buxheti i 2020, 0.4% të PBB duke u siguruar që deficiti primar pozitiv të mbetet pozitiv, asnjë ndryshim parametrash që mund të kërcënojë qëndrueshmërinë e gjithë sistemit makroekonomik.

Po studiohet edhe cilat fonde mund të transferohen. Ka një zë që lidhet me të gjitha shpenzimet, në vitin e ardhshëm nuk do të blihet asnjë makinë, nuk do të pajisjet asnjë zyrë, nga ato që kanë qenë rutina dhe do të bllokohen blerjet e makinave, dollapëve, kolltuqeve, TV-ve në të gjithë bashkitë e vendit.

Kush do të jetë keq për makinë të gjejë një kalë edhe nuk ka problem, kryetar bashkishë me kuaj do të ishin një inovacion ekologjik. Edhe sidomos kryetarët e njëzive administrative do të ishin të mirëseardhur në komunitet”. – tha kryeministri Rama në mbledhjen e fundit.

 

Fraksion.com