AktualitetPolitikëTë fundit

“Ju përgjërohem sa më pak TV dhe hiç qenefe e portale”; Rama: S’do flemë pa mbuluar me strehë nevojtarin e fundit

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një mesazh para nisjes për në Samitin e NATO-s, në Londër.

“Shqipëria e plagosur kaq keq do të ringrihet më e fortë nga kjo tragjedi që na rrëzoi të gjithëve”, ka qenë deklarata e kryeministri Rama në një lidhje live nga faqja e vet në Facebook, teksa ka garantuar se askush nga të dëmtuarit e tërmetit tragjik nuk do të mbetet jashtë e pa strehë, u ka kërkuar shqiptarëve me përgjërim të bëjnë durim e të mos shohim lajme.

“Hotelet do i mikëpresin deri në minutën e fundit nevojtarët. Ata që nuk ndahen nga toka do i pajisim me cadra, të më falin të gjithë ata që nuk janë sistemuar, por ju lutem të bëjnë durim, ne nuk po rrimë duarkryq dhe nuk po bëjmë me sikur dhe as kemi ndërmend të flemë gjumë pa mbuluar me strehë nevojtarin e fundit dhe pa mbyllur programin e akomodimit përfundimtar në një banesë më të mirë se ajo që kishin para tërmetit”, tha Rama.

Ai u ka kërkuar të bëjnë durim. “Durim dhe ju përgjërohem sa më pak TV dhe hic qenefe e portale, më falni, por të keqen e qenefit në fakt kur sheh se cfarë erë të rëndë sjellin burimet e informimit, jo këtu por edhe në Kosovë”.

Në fund dha një mesazh shprese. ‘Përqafime dhe kurajo e shpresë se cfarë nuk të vret të bën më të fortë. “Nuk është e madhe të mos rrëzohesh asnjëherë por të ringrihesh më i fortë. Shqipëria e plagosur kaq ke do të ringrihet më e fortë nga kjo tragjedi që na rrëzoi të gjithëve”, tha Rama.

 

Fraksion.com