“Do të jetë dhurata jonë e fundvitit”, Aurela Hoxha jep ndihmën e saj për të prekurit nga tërmeti
Modelja Aurela Hoxha është solidarizuar me situatën e jashtëzakonshme në Shqipëri, ku mijëra familje kanë mbetur të pastreha për shkak të tërmetit.
Në një postim në InstaStory, Aurela ka treguar se dëshiron të japë kontributin e saj për të prekurit, për t’ia hequr dhimbjen sadopak.
“Zemra mal nga mesazhet tuaja, faleminderit! Do të doja shumë të ishte në një moment më të mirë për të gjithë ne, por ne duhet të vazhdojmë përpara, duke ëndërruar e shpresuar që kjo dhimbje mbaron këtu. Dhe sigurisht do kisha dashur që me punën time prej shumë kohësh, t’ju thosha vetëm gëzuar, por tani do marr dimensionin tjetër dhe më shumë se një ‘merry christmas’, do të jetë një ndihmë modeste nga ana e të gjithë stafit që ka punuar për këtë projekt, që do shkojnë për të prekurit nga tërmeti. Të ardhurat, të gjitha shitjet, pra e linjës së re, qoftë këto në ‘website’ apo në pika shitje në Spanjë apo Shqipëri, do të mblidhen dhe do jetë ‘dhurata’ jonë e fundvitit për një familje.”- shkruan Aurela në postim.
Fraksion.com