Basha: Të mos shemben pallatet pa i studiuar, çdo objekt përbënë bazë për hetime
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi sot nga Sukthi se objektet nuk duhet të shemben, pasi secili prej tyre përmban bazën për hetim penal.
“Ne nuk jemi në garë me qeverinë. Mos ta konsiderojë garë propozimin e opozitës. Ti marri inxhinierët t’i çojë në terren të bëjë vlerësimin dhe të bëjë urgjentisht alokimin e fondeve për njerëzit në nevojë. Nuk pret koha, janë në nevojë ekstreme për gjithçka”, tha ai.
Basha tha se kjo nuk është çështje bamirësi, ka nevojë për ndihmë strukturore të mirë organizuar, port veprime konkrete, ky është mesazhi që kam
“Partia Demokratike dhe unë do japim ndihmësen maksimale, me aq sa kemi në dorë dhe do mbështesim pa rezervë këdo që është i gatshëm të ndihmojë. Prandaj gjithçka që kamë thënë sot është në funksion të kësaj, t’u shkojmë në ndihmë njerëzve, Nuk ka kohë apo hapësirë për asnjë manovër llafesh apo keq përdormi të situatës. Propozimi ynë është një propozim për t’u shkuar në ndihmë njerëzve”, tha ai.
Në lidhje me shembjen e pallateve, Basha tha se se inxhinierët dhe ekspertët më thanë se shembja e shpejtë e objekteve është kriminale.
“E para e punës këto objekte duhen studiuar se çfarë ndodhi në radhë të parë për të mësuar që gjëra të tilla të mos na përsëriten. Së dyti, çdo objekt përbënë bazë për hetime penale. Kjo punë ka përgjegjësi, janë 51 njerëz të futë në dhe, qindra të tjerë të plagosur dhe mijëra të traumatizuar dhe kjo nuk do të shkojë pa përgjegjësi penale. Pra përbën provë material. Dhe e treta, mund të bëhet një përpjekje minimale për të nxjerrë orenditë”, tha ai.
Më herët, Kryetari i PD-së Basha vizitoi banoret e dëmtuar nga tërmeti në Gjuricaj, Kërtushë të Ishmit dhe Armath.
“Gjendje shumë e rëndë e banorëve në Gjuricaj dhe Kërtushë të Ishmit dh e në Armath. Situata është emergjente, 90 përqind e shtëpive në Gjuricaj janë dëmtuar rëndë, shumica jashtë përdorimit. ”, shprehet ai.
Basha shton se “është emergjente rritja e numrit të vlerësuesve në terren në mënyrë që vlerësimi i objekteve të shtrihet në të gjithë zonat e goditura dhe të përfundojë sa më shpejt. Kjo do të mundësonte vlerësimin e dëmit dhe nisjen e rikonstruksionit të objekteve të riparueshme dhe do tu jepte mundësi qytetareve, banesat e të cilëve janë të pabanueshme të organizonin jetën e tyre deri në rindërtimin e shtëpive”.
Basha propozon mobilizimin e kapaciteteve njerëzore të inxhinierëve që kanë shprehur gatishmërinë vullnetare për vlerësimin e dëmeve, si dhe alkimi i fondeve të buxheti i shtetit për t’i përdorur në funksion të qytetarëve.
“Për këtë arsye duhet urgjentisht; Mobilizimi i të gjitha kapaciteteve njerëzore. Janë rreth 500 inxhinierë që kanë shprehur gatishmërinë të kontribuojnë vullnetarisht. Është detyrë e shtetit ti organizojë dhe ti vërë në punë për vlerësimin e dëmeve! Sa më parë të bëhet vlerësimi i objekteve të dëmtuara, aq më shpejt qytetarët do të kenë mundësi të sigurohen dhe të adresojnë nevojat e tyre të menjëhershme dhe afatgjata. Alokimi i fondeve të buxhetit për ti përdorur në funksion të qytetarëve të dëmtuar është hapi i tretë i domosdoshëm. Kjo duhet të nisë me anulimin e menjëhershëm të 150 milion dollarëve të planifikuar për dhjetë oligarkë dhe alokimi i tyre për familjet në emergjencë”, tha ai.
Fraksion.com