AktualitetTë fundit

Prokurorët e Tiranës dhurojnë shuma monetare për të prekurit nga tërmeti

Punonjësit e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në shenjë solidariteti me të prekurit e viktimave ka vendosur që të japë secili një shumë monetare.

Gjithashtu një grup pune është ngritur për të mbledhur kontribute të tjera.

Njoftimi i prokurorisë:

“Prokuroria e Rrethit Gjyqësor, Tiranë ka mbledhur në shenjë solidariteti një shumë monetare nga të gjithë punonjësit e saj, prokurorë, oficerë të policisë gjyqësore dhe punonjës të administratës, shumë monetare kjo që do shkojë në favor të të prekurve nga tërmeti dhe familjet në nevojë”.

“Gjithashtu një grup pune i ngritur në këtë prokurori po merret me mbledhjen e kontributeve të tjera me qëllim shpërndarjen e tyre tek familjet në nevojë”.

 

Fraksion.com