CSEM/EMSC regjistron tërmetin e fundit në Shqipëri (harta e pasdites)
Tërmeti i një javë më parë, i shkallës 6.3 që la pasoja katastrofike për vendin tonë, vijon me pasgoditjet, që për ekspertët, ato janë normale.
Në fakt, duhet theksuar se nga pasojat tragjike që la pas tërmeti i një javë më parë, lëkundjet sado të lehta po shoqërohen me panik apo ankth nga qytetarët, sidomos në zonat më të prekura, përfshi dy qendra më të mëdha urbane, Durrrësi dhe Tirana, të cilët shpresojnë që vatra të shuhet sa më parë dhe ankthi i qytetarëve të marrë fund një herë e mirë.
Çdo tërmet nën 5 ballë që ka rënë këto ditë, pas lëkundjeve të forta të 26 nëntorit, konsiderohet normale nga sizmologët, dhe më kryesorja nuk ka pasoja.
Lëkundje fare të lehta janë ndjerë edhe sot. Siç shihet në hartën e bërë publike nga CSEM/EMSC, një tërmet me magnitudë 3.7 ballë shkalla Rihter, me epiqendër 22 km në perëndim të Tiranës, 6 km në veri të Shijakut, 10 km në thellësi të Tokës, ra pak minuta më parë.
Por, pas tërmetit të fundit në afërsi të Vorës ka rënë një tërmet 4 ballë në Meksikë, çka tregon se tërmete me madhësi të tilla, janë krej normale, për më tepër në një “vatër të nxehtë” si ajo pranë bregdetit të Durrësit.
Ky është tërmeti i vetëm që ka rënë në Europë gjatë pasdites, sipas hartës së CSEM/EMSC, përveç edhe një tërmeti tjetër të lehtë që ka prekur Turqinë lindore.
Fraksion.com