AktualitetTë fundit

Operacioni i kërkim-shpëtimit vijon vetëm në rrënojat e hotel Mira Mare

Operacionet e kërkim-shpëtimit nuk janë mbyllur ende në Durrës, pasi po bëhen ende verifikime në rrënojat e hotel Miramare.

Lajmin e konfirmon Ministria e Mbrojtjes sipas së cilës operacionet e kërkim-shpëtimit kanë përfunduar vetëm në Thumanë.

Sipas të dhënave, grupet e huaja të kërkim-shpëtimit janë duke punuar në rrënojat e Miramares ku mendohet se mund të nxirret edhe një tjetër trup i pajetë.

Gjatë këtyre ditëve, vendet ku janë zhvilluar operacionet e kërkim-shpëtimit janë:

-Thumanë ku është mbyllur kërkimi

-Hotel MiraMare ku punojnë ende grupet nga Serbia, Mali i Zi.

-Zona e ish-Kënetës ku është mbullur kërkimi.

-Pallati pranë Kryqit të Kuq ku po ashtu është mbyllur kërkimi.

-Rruga Shoqëria Bashkimi (2 gjelat) ku është mbyllur kërkimi.

 

Fraksion.com