“Sapo ra okay..”; Dy moderatorët përjetojnë tërmetin live në emision (VIDEO)
Nga lëkundjet e vazhdueshme pas tërmetit tragjik të mëngjesit së djeshëm, nuk ka mbetur njeri pa u frikësuar.
Këto momente tmerri i kanë përjetuar edhe dy moderatorët e “Top Channel”, Ori Nebiaj dhe Isli Islami kanë treguar përmes një video të publikuar në rrjetet sociale sesi e kanë përjetuar ata tërmetin brenda studios.
Ata kanë qenë duke raportuar live në mëngjesin e djeshëm, ku në orën 7:08 lëkundjet e tërmetit panikosën Orin dhe Islin.
“Një tjetër tërmet sapo ra… okej….”- dëgjohet të thotë Isli ndërkohë që mbahej në tavolinë, ndërkohë që lëkundjet konfirmoheshin edhe nga Ori.