AktualitetTë fundit

5.3 ballë; Tërmeti lëkund Tiranën: Rrezikohet shembja e pallatit në rrugën e “Kavajës”

Qytetarët e Tiranës ndodhen në panik edhe nga tërmeti 5.3 ballë i pasdites së sotme që lëkundi Tiranën rreth orës 15:45.

Sipas mediave, si pasojë e këtij tërmeti, një pallat i cili ndodhet tek rruga e Kavajës, pranë Ministrisë së Shëndetësisë, është anuar.

Banorët kanë dalë jashtë pallatit, ndërkohë që aty kanë mbërritur forca të shumta policie që po monitorojnë situatën.

Siç shihet edhe në foto, pallati është anuar, dhe mund të klasifikohet si mjaft i rrezikshëm për qëndrimin e mëtejshëm në të.

 

Fraksion.com