AktualitetTë fundit

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Europës: Ngushëllime të sinqerta, ju siguroj për solidaritet dhe mbështetje

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Europës, Marija Pejčinović Burić ka shprehur ngushëllimet dhe solidaritetin e saj për tërmetin e rënë në Shqipëri.“Me keqardhje të thellë kam ndjekur zhvillimet tragjike pas tërmetit masiv që goditi Shqipërinë sot”, ka theksuar ajo në një reagim.

“Në emër të Këshillit të Europës dëshiroj t’u shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta familjeve që humbën të afërmit e tyre si dhe personave të lënduar nga kjo tragjedi”, ka shtuar.“Ju siguroj për solidaritetin dhe mbështetjen tonë për Shqipërinë dhe popullin e saj në këtë moment të vështirë”, është shprehur Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Europës, Marija Pejčinović Burić

 

Fraksion.com