Rëndohet bilanci i viktimave, 13 të vdekur nga tërmetet, vijojnë kërkimet nën rrënoja
Rreth orës 12.00 të ditës së sotme, është nxjerrë i pajetë një fëmijë dhe pas tij edhe dy të rritur të cilët u gjetën nën rrënojat.
Tre viktimat e fundit janë shënuar në zonën e Thumanës, ku kërkimet vijojnë ende, ndërkohë që në këtë zonë numri i viktimave ka shkuar në pesë.
Deri më tani janë konfirmuar 13 viktima, teksa shifrat zyrtare pritet të mësohen në vijim pasi ekziston dyshimi se numri i të ndjerëve mund të ndryshojë.
Krahas viktimave, mbi 600 persona kanë marrë mjekim në spitale.
Shqipëria u godit nga mbi 100 lëkundje tërmeti qysh në orët e para të natës dhe deri gjatë paradites. Më i forti ishte ai i orës 03.54 me magnitudën 6.3 ballë të shkallës Rihter dhe intensitetin 7 ballë.
Fraksion.com