Presidentja e Asamblesë së KiE letër Ruçit: Solidaritet për familjet e viktimave, mbështetje për ekipet e ndihmës
Presidentja e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Liliane Maury Pasquier, i ka drejtuar një letër Kryetarit të Parlamentit shqiptar, Gramoz Ruçi ku ka shprehur solidaritetin për tërmetin e rënë sot në Shqipëri.
Presidentja e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës ka shprehur solidaritetin e thellë të saj për njerëzit në Shqipëri pas tërmetit që goditi vendin këtë mëngjes .
“Ju lutemi përcillni solidaritetin tonë për familjet e viktimave dhe ata që janë lënduar, dhe ofroni inkurajim dhe mbështetje për ekipet e ndihmës që po japin lehtësim për ata që preken nga tërmeti”, ka shkruar ajo.
Operacionet e kërkim-shpëtimit po vijojnë, ndërsa së shpejti këtyre operacioneve do t’u bashkohen edhe skuadrat speciale të emergjencës nga 7 vende të tjera që kanë konfirmuar deri tani gatishmërinë për të ndihmuar Shqipërinë.
Fraksion.com