Mogherini: Solidarizohemi me Shqipërinë, të gatshëm të ofrojmë ndihma
”Bashkimi Europian solidarizohet me Shqipërinë dhe është i gatshëm të ofrojë ndihmë, përfshirë edhe përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Unionit. Qendra jonë e Koordinimit për Reagimin e Emergjencave (ERCC) ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet shqiptare të mbrojtjes civile”, deklaroi Mogherini.
”Mbetemi në kontakt me qeverinë shqiptare për të identifikuar mënyrat më të mira për të ndihmuar Shqipërinë në këtë kohë të vështirë që po kalon”, përfundoi ajo.
”Shumë të shqetësuar për tërmetin shkatërrimtar në Shqipëri. U dërgoj ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe shpresoj në shërimin e shpejtë të të plagosurve. BE-ja është pranë Shqipërisë në këtë moment të vështirë”, shkruan komisioneri i Zgjerimit në largim, Johannes Hahn.
Fraksion.com