Meta në Shtabin e Emergjencave: Pasojat e tërmetit kërkojnë organizim mbarëqytetar
“Pasojat e tërmetit në Durrës janë dramatike dhe kërkojnë organizim të jashtëzakonshëm, jo vetëm shtetëror, por mbarëqytetar”, ka deklaruar Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili ka vizituar Shtabin e Emergjencës në stadiumin e Durrësit ku ka takuar shumë familjarë që s’mund të strehohen më në shtëpitë e tyre.
“Sapo vizitova Shtabin e Emergjencës në stadiumin e Durrësit dhe takova shumë familjarë që s’mund të strehohen më në shtëpitë e tyre! Pasojat e tërmetit në Durrës janë dramatike dhe kërkojnë organizim të jashtëzakonshëm, jo vetëm shtetëror, por mbarëqytetar!”, ka theksuar ai.