Kryeministri Italian: Nisen drejt Shqipërisë ekipet e specializuara të shpëtimit
Kryeministri italian Giuseppe Conte reagon lidhur me tërmetet që goditën vendin orëve të fundit.
Ai thotë se Italia është afër vendit mik popullit shqiptar, i cili është goditur keq nga tërmeti.
“Në mëngjes bisedova me Kryeministrin Edi Rama dhe menjëherë morëm masa për të dërguar në Shqipëri njerëz dhe mjete të emergjencës”, shkruan Conte.
Deri më tani janë konfirmuar 13 viktima, teksa shifrat zyrtare pritet të mësohen në vijim pasi ekziston dyshimi se numri i të ndjerëve mund të ndryshojë.
Krahas viktimave, mbi 600 persona kanë marrë mjekim në spitale.
Shqipëria u godit nga mbi 100 lëkundje tërmeti qysh në orët e para të natës dhe deri gjatë paradites. Më i forti ishte ai i orës 03.54 me magnitudën 6.3 ballë të shkallës Rihter dhe intensitetin 7 ballë.