Tërmeti; Basha ndjek nga afër misionet e kërkim-shpëtimit
Kryedemokrati Lulzim Basha po ndjek nga afër misionet e kërkim-shpëtimit, për të nxjerrë personat e bllokuar nën rrënoja si pasojë e tërmeteve të rëna orëve të fundit.
Mesditën e sotme ai është ndalur në zonën e Kënetës, ku po ndjek përpjekjet për të nxjerrë të gjallë nga rrënojat, një djalë 17-vjeçar.
Deri më tani janë konfirmuar 13 viktima, teksa shifrat zyrtare pritet të mësohen në vijim pasi ekziston dyshimi se numri i të ndjerëve mund të ndryshojë.
Krahas viktimave, mbi 600 persona kanë marrë mjekim në spitale.
Shqipëria u godit nga mbi 100 lëkundje tërmeti qysh në orët e para të natës dhe deri gjatë paradites. Më i forti ishte ai i orës 03.54 me magnitudën 6.3 ballë të shkallës Rihter dhe intensitetin 7 ballë.
Fraksion.com