28-vjeçari nxirret i gjallë nga rrënojat e hotelit në Durrës
Një 28-vjeçar nga Durrësi është nxjerrë i gjallë nga rrënojat e hotelit “Palma”, i cili u shkatërrua si pasojë e tërmetit të orës 03:54 të mëngjesit me magnitudë 6.3 ballë.
Ministria e Mbrojtjes njofton se deri më tani janë shpëtuar 35 persona, të cilët kishin mbetur nën rrënojat e ndërtesave të shembura në Thumanë dhe në Durrës pas goditjes së tërmetit.
Fraksion.com