AktualitetTë fundit

Vajza e arrestuar me grupin e ‘Zogut të Tiranës’ nxjerr detajet e grupit të prostitucionit;Tregon historinë e trishtë familjare

Ditën e djeshme policia finalizoi operacionin “Your turn”, ku shkatërroi një rrjet të prostitucionit në kryeqytet.

Në pranga ra edhe 28-vjeçari Hermes Nikaj, i njohur ndryshe si “Zogu i Tiranës” dhe tre persona të tjerë.

Ditën e sotme u zbardh edhe dëshmia e Hermesit i cili tregoi se gjithçka ka ndodhur kundrejt dëshirës dhe askush nuk i ka shfrytëzuar për prostitucion.
“Nuk kam ushtruar prostitucion dhe as kam shfrytëzuar njeri për prostitucion. Gjithçka ka ndodhur kundrejt dëshirës jo kundrejt lekëve. Duke qenë se jam i njohur kisha më shumë kontakte dhe ua prezantoja mikeshave të mia dhe i ndihmoja të shkonin në hotel”, mësohet të ketë thënë “Zogu i Tiranës”.

Por një deklaratë kontradiktore ka thënë një nga vajzat që është arrestuar për prostitucion.

“Vajza me inicialet D.M. ka treguar se marrëdhëniet seksuale i kryente në këmbim të parave, madje deklarata e saj ka qenë e kundërt me atë të Hermes Nikajt. Ajo ka treguar se klientët me të cilët shkonte për marrëdhënie intime ia gjente Zogu i Tiranës.

E reja në dëshminë e saj, ka treguar se në familjen e saj ka edhe një histori të trishtë. Ajo ka mbetur jetime pasi babai i ka vrarë nënën.”

 

Fraksion.com