AktualitetPolitikëTë fundit

PD përshëndet ngritjen e SPAK: Mekanizimi i duhur për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin. Të jetë e paanshme

Partia Demokratike ka përshëndetur ngritjen e Prokurorisë së Posaçme Anti korrupsion, SPAK si mekanizmi i duhur për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin dhe mbështet funksionimin e pavarur të kësaj strukture

Sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi deklaroi se sot Shqipëria ka një shans real për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin në nivelet më të larta, nga kriminelët me mbështetje qeveritare, tek politikanët dhe zyrtarët e lartë.

Të gjitha rastet kur Rama mbrojti krimin që promovoi në politikë. “Shqipërisë i duhet një qeveri e palidhur me krimin”

Edi Rama nuk mund ta luftojë krimin, pavarësisht spektaklit me të cilin jep premtimet. Ai ka dhënë prova se ka marrë në mbrojtje të gjithë bashkëpunëtorët e tij të kapur në flagrancë me krimin, që nga Elvis Rroshi, Saimir Tahiri, Fatmir Xhafa, Vangjush Dako, Mark Frroku, Agim Kajamaku. Ai kishte të gjithë shtetin nën kontroll, në dispozicion për t’i hetuar, por bëri të kundërtën, i mori në mbrojtje, fshehu urdhërarrestin ndërkombëtar për kriminelët që futi në parlament, duke u dhënë atyre imunitet, pengoi  për 3 vjet hetimin për vjedhjen e zgjedhjeve me dosjet 184 dhe 339.

Kuadri ligjor në Shqipëri për të luftuar krimin e organizuar është i plotë dhe madje shumë i fortë.

Qytetarët presin ngritjen e SPAK dhe BKH për ta zbatuar atë. Qytetarët nuk presin që SPAK-un dhe BKH-në, e ngritur me ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ta zëvendësojë Edi Rama, Sandër Lleshaj apo Ardi Veliu.

Nën drejtimin e Edi Ramës, Saimir Tahirit, Fatmir Xhafës dhe Sandër Lleshit, Policia e Shtetit është provuar që mbron dhe nuk lufton krimin e organizuar, është provuar që mbron dhe nuk lufton trafikun e drogës, sepse në krye të KÇK është vetë Kryeministri. Ai është kapur në bashkëpunim me krimin e organizuar për të vjedhur vota, ai është kapur me klientët e tij duke vjedhur tendera dhe e koncesione.

E keqja është në krye të Qeverisë mafioze të Shqipërisë. Shqipëria nuk ka kohë për të humbur me nisma propagandistike, që Rama shpall me bujë sa herë Shqipërisë i mbyllet dera e Europës!

Shqipërisë i duhet një qeveri e dalë nga zgjedhjet e lira e të ndershme, që mbështet dhe nuk pengon drejtësinë dhe që ka vullnet të vërtetë për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin!”, deklaroi Bardhi.

Sipas Bardhit, Rama sot, me një shfaqje qesharake propagandistike njoftoi dublimin me ligj të SPAK-ut dhe BKH-së, duke i dhënë policisë kompetenca që Gjykata Kushtetuese ia rrëzoi 4 vjet më parë

“Në thelb, ligji RKÇK – Rama Kap ÇA T’KAPËSH – nuk ka asnjë masë të re domethënëse nga ligjet ekzistuese kundër krimit të organizuar dhe mafias. Masat e prezantuara janë sot ose në Kodin Penal, ose në ligjin antimafia. E reja e vetme e ligjit “Rama Kap Ça t’Kapësh” është marrja e kompetencave të SPAK-ut dhe BKH-së, duke ia dhënë ato një grupi nën kontrollin e Kryeministrit”- tha ai.

 

Fraksion.com