Linda Halimi largohet nga “Kënga Magjike” dhe zbulon arsyen e këtij vendimi
Këngëtarja e njohur për publikun Linda Halimi u rikthye në festivalin “Kënga Magjike”, pas 9 vitesh mungesë.
Ajo la Amerikën për pak kohë dhe solli në këtë festival këngën “Want my love”. Kënga u prit mjaft mirë nga publiku dhe Linda goditi me performancën që dhuroi në skenë.
Megjithatë ditën e sotme “News31” shkruante se këngëtarja ka hequr dorë nga pjesëmarrja.
Ndonëse ajo ishte shumë entuziaste diçka ka ndodhur dhe këngëtarja ka vendosur të largohet.
E kontaktuar nga “Iconstyle.al” Linda ka konfirmuar lajmin dhe ka treguar arsyen përse mori këtë vendim.
Ajo u shpreh se vajza e vogël dhe rruga e largët e kanë detyruar të heqë dorë.
“Rruga e gjatë, kam gocën e vogël. E mora me shumë qejf, por s’mund të vij këtë vit. Rëndësi ka që kënga ime u lançua dhe u kënaqa shumë kur isha javën e kaluar”, shprehet Linda.
Në fund ajo na tregoi se do të rikthehet së shpejti dhe sigurisht që do të ketë surpriza.
Kujtojmë se 9 vite më parë, këngëtarja konkurroi në “Këngën Magjike” me një bashkëpunim me Nora Istrefin dhe reperin Big D.
Ata u përjashtuan nga gara pasi shkuan 30 minuta me vonesë në prova. Gjithashtu, ata u pezulluan me ndalim pjesëmarrjeje për 6 vite në “Këngën Magjike”./iconstyle
Fraksion.com