Ju nxorrën thikën studentëve dhe ju vodhën 800 euro; Arrestohet 22-vjeçari, një tjetër shpallet në kërkim
Një 22-vjeçar ra në pranga nga policia e Durrësit pasi vodhi nën kërcënimin e thikës në banesën e tre studentëve në bashkëpunim me një tjetër autor, i cili mundi të largohet, por u identifikua dhe u shpall në kërkim.
Si rezultat i veprimeve të para të kryera nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Durrës u bë i mundur identifikimi i autorit tjetër S. A., banues në Vlorë dhe vijon puna për kapjen e tij. Autorët e dyshuar kishin disa ditë që jetonin me qira në një nga hyrjet e pallatit ku jetonin edhe tre studentët
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 4 telefona , dy çanta dore dhe një sasi parash. Vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe kapjen e personit të shpallur në kërkim. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Fraksion.com