AktualitetPolitikëTë fundit

Ikja e shqiptarëve, Rama: Sa mirë që është kështu, çfarë duam ne bunkerin e Enver Hoxhës?

Gjatë prezantimit të Paketës Speciale AntiKÇK tek ArTurbina, kryeministri Edi Rama u ndal gjatë fjalës së tij edhe te tema e shumëpërfolur e ikjes së shqiptarëve, apo siç ndyshe i referohen edhe si shpopullimi i vendit.

“Patjetër që jemi në një botë ku lëvizja ka një tjetër hapësirë, shpejtësi, patjetër që jemi në mes të një kontinenti ku shumë afër nesh është epiqendra e pasurisë së botës, patjetër që një të riu që ndodhet në një fshat kudoqoftë 20 vjeç, që ka celular dhe me një klik e ka këtu Kim Kardashian- in, Cristiano Ronaldo- n nuk është e lehtë t’i thuash qëndro këtu se do bëjmë bashkë Shqipërinë dhe pas 35 vjetësh t’i do jesh si në Gjermani”, u shpreh Rama.

“Patjetër që ikja e njerëzve ka brenda edhe problemet e veta, por kush thotë se ikja sot nga Shqipëria, nga rajoni, nga Evropa lidhet me qeverisjen nuk kupton asgjë ose është i poshtër. E kupton shumë mirë por s’di të thotë gje tjetër, përveçse të hedhë helm. Shqiptarët kanë ikur dhe do ikin, kanë ardhur, vijnë dhe do vijnë; çfarë duam bunkerin e Enver Hoxhës? Sa mirë që është kështu.”

 

Fraksion.com