AktualitetTë fundit

I dogjën makinën; Gjyqtari Ymeri: Ta harrojnë se mund të më bëjnë presion

Gjyqtari i Gjykatës së Shkodrës, Andri Ymeri ka folur për mediat ditën e sotme, lidhur me djegien e makinës, ngajrje e ndodhur rreth orës 23.20 të së dielës mbrëma.

“Gjyqtari duhet të jetë i përgatitur për çdo situatë. Duhet të jemi të përmbajtur, normal qe ka lidhje me detyrën.

Çfarë kisha për të thënë ja thashë institucioneve shtetërore. Normalisht që jam i shqetësuar. Ta harrojnë se mund të më bëjnë presion”, tha gjyqtari.

Në lidhje me ngjarjen policia njofton se është ngritur një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, ku vijon punën për mbledhjen e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve pasi paraprakisht dyshohet si ngjarje e qëllimshme.

 

Fraksion.com