Horoskopi për ditën e martë 26 nëntor 2019
Ky është horoskopi për ditën e martë 26 nëntor 2019. Parashikimi për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.
Dashi
Ju presin ditë të rëndësishme deri në përfundim të muajit. Gjatë kësaj periudhe do të merrni seriozisht çdo gjë. Megjithatë do të ketë sërish një problem me të cilin duhet të përballeni. Nëse ka një rrugëtim që kërkon shumë punë, mos insistoni. Nga pikëpamja emocionale do të përjetoni ditë të luhatura. Në dashuri do të jeni të favorizuar, ndaj mund të merrni çdo vendim pa problem.
Demi
Hëna do të ketë ndikim të kundërt tek të lindurit e kësaj shenje, ndërsa gjatë pasdites situata do të ecë më mirë. Ka diçka që nuk shkon, dhe nga acarimi mund të kapeni me këdo. Bëni kujdes në raportet familjare. Megjithatë ky është një moment kalimtar, duke qenë se sa më shumë i afrohemi fundvitit, aq më shumë do të përmirësohen gjërat.
Binjakët
Nëse duhet të flisni me dikë, bëni mirë që ta shfrytëzoni këtë ditë. Kjo pasi që nga e enjtja, do të nisë një rënie e lehtë. Në dashuri do të ketë trazira. Ju kanë inatosur, ose me gjasë jeni ndjerë vetëm për të çuar përpara një projekt të rëndësishëm.
Gaforrja
Konfuzioni do të dominojë gjatë gjithë këtyre ditëve, ndonëse në disa raste mund të ndiheni pak më mirë. Në punë, prisni një ndryshim, por kjo gjë me gjasë nuk do të ndodhë para fundit të vitit. Në dashuri jeni duke jetuar një fazë të mbushur me dyshime.
Luani
Kjo është një periudhë e fortë, por jeni ende nën dominimin e stresit. Duhet të tregoheni të kujdesshëm, pasi keni qenë nën presion dhe mund t’iu ikë ndonjë fjalë më shumë. Paolo Fox parashikon që gjërat të përmirësohen gjatë pasdites, duke qenë së Hëna nuk do të ketë më ndikim të kundërt.
Virgjëresha
Kjo ditë favorizon kontaktet me të afërmit, ndaj duhet të vendosni për diçka me vlerë. Në dashuri, situata do të përmirësohet duke nisur nga e enjtja. Do të keni mundësi të mira për të forcuar një raport. Parashikohen afrime të rëndësishme në periudhën në vijim.
Peshorja
Ju pret një periudhë e ashpër, ku do ju duhet të përballeni me momente të vështira. Gjatë së martës, do të ketë tensione të shumta, lidhur me çështjen e parave. Në dashuri do të keni pasiguri. Kujdes duhet të tregojnë historitë në krizë, pasi do e kenë të vështirë që të rezistojnë.
Akrepi
Gjatë kësaj dite Hëna dhe Venusi do të kenë ndikim të favorshëm në shenjën tuaj. Është një periudhë gjatë së cilës mund të keni nevojë për të pasur pranë dikë që ju do. Sa i takon dashurisë, situata do të përmirësohet vetëm në muajin dhjetor.
Shigjetari
Ju pret një periudhë pozitive, në sajë të ndikimit të Hënës. Është e vështirë që në këtë periudhë të mos dashuroheni. Në punë do të merrni propozime të reja. Do të keni ndjesi pozitive, dhe do të kaloni lehtësisht një problëem. Kush është vetëm do të ketë muindësi që të shikojë përreth.
Bricjapi
Gjatë këtyre ditëve do ju duhet të bini dakord me disa persona. Ndoshta jeni përballur me një ngërç financiar dhe tani do ju duhet që të sheshoni gjërat. Në dashuri vetëm çiftet e forta do i përballojnë krizat.
Ujori
Tensionet do të dominojnë gjatë gjithë ditës. Nëse duhet të bëni diçka me rëndësi, kjo është një ditë jo shumë e favorshme. Lidhur me ndjenjat, preferoni situatat e qeta.
Peshqit
Hëna do të ketë ndikim të kundërt tek të lindurit e kësaj shenje. Ju keni dhënë më shumë hapësirë të tjerëve dhe kanë përfituar prej jush. Në dashuri, zgjidhja do ju duket më e qartë. Nëse duhet të flisni me një person, flisni sa më hapur.