AktualitetTë fundit

Ambasada e SHBA: Të përkushtuar për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave

Në ditën ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Kundër Grave Ambasada e SHBA në Tiranë ka njoftuar nisjen e 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore.

Përmes një reagimi në faqen zyrtare ambasada shkruan se statistikat botërore tregojnë se 1 në 3 gra në botë ka përjetuar dhunë seksuale në jetën e saj.

“Sot, ne bashkohemi me komunitetin ndërkombëtar për të nderuar Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Kundër Grave. Kjo datë nis edhe 16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore. Statistikat botërore tregojnë se 1 në 3 gra në botë ka përjetuar dhunë seksuale në jetën e saj.

Qeveria e Shteteve të Bashkuara mbron dinjitetin e lindur të të gjitha grave dhe vajzave dhe Departamenti i Shtetit është i përkushtuar në parandalimin dhe dhënien fund të dhunës me bazë gjinore. Mësoni më shumë mbi përpjekjet e qeverisë së Shteteve të Bashkuara për të parandaluar dhe për t’u përballur me dhunën me bazë gjinore në botë”, shkuhet në reagimin e ambasadës.

 

Fraksion.com