“Zoti i drogës”; Gjykata e Lartë kthen për rishqyrtimin çështjen e Alket Hatisë
Gjykata e Lartë vendos rishqyrtimin e çështjes në ngarkim të Alket Hatisë. Alket Hatija i cilësuar nga mediat italiane si “Zoti i drogës”, po gjykohet në mungesë pasi ndodhet në arrati.
Kjo gjykatë vendosi që të rrëzojë vendimin e e Gjykatës së Apelit Durrës, duke e rikthuer sërish dosjen për rishqyrtim.
Kthimi për rishqyrtim bëhet sërish në Apelin e Durrësit, me argumentimin se gjatë gjykimit të saj kishte mangësi të theksuara.
Sakaq Alket Hatija është i lirë qysh prej 11 korrikut të vitit 2017 me vendim të shkallës së parë të gjyqësorit.
Alket Hatija u arrestua më 8 korrik të këtij viti me urdhër të Prokurorisë së Durrësit, pasi u shpall në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane për shkak të një dënimi me 20 vjet burg, të lëshuar nga Gjykata e Apelit në Milano ne vitin 2015 për veprën penale të trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Më 11 korrik, Prokuroria kërkoi masën e “arrestit me burg” me qëllim ekstradimin e tij, por që u la i lirë nga gjyqtari Petraq Çuri, duke i dhënë masën detyrim paraqitje, me argumentin se në dosjen e Hatijas mungonte një kërkesë e Ministrisë së Drejtësisë.
Prokuroria e çoi çështjen në gjykatën e Apelit, duke paraqitur si provë edhe kërkesën e ministrit të Drejtësisë për aplikimin e masës shtrënguese “arrest me burg” për qëllime ekstradimi.
Alket Hatija u arrestua për here të parë në vitin 2008 me kërkesë të autoriteteve italiane, pasi akuzohej se ishte pjesë e një organizate kriminale kriminale në drejtim të trafikimit të qindra kilogramëve heroinë në Itali.
Çështja u transferua në Shqipëri për gjykim, ku pas shqyrtimit nga Gjykata e Krimeve të rënda, Hatija u dënua me 10 vjet e 8 muaj burg, dënim të cilin e kreu të plotë në Shqipëri.
Kujtojmë se Gjykata e Durrësit rrëzoi kërkesën për ekstradimin e Alket Hatisë në Itali në datë 5 mars të vitit 2018, duke argumentuar se Hatia e ka kryer dënimin 16 vite në Shqipëri për të njëjtat vepra penale që akuzohet në Itali.
Fraksion.com