AktualitetKosovaTë fundit

“Thaçi të dorëhiqet, ose shkarkohet”; Kurti: S’keni parë e s’keni për të parë opozitë dhe qeveri si Vetëvendosja

Albin Kurti në  Open deklaroi se me qeverinë e re duhet të ketë edhe një president të ri. Ai sqaroi se Thaçi në mos do të shkarkohet duhet të japë dorëheqjen.

Për pjesëmarrjen në takimin e Durrësit, Kurti tha se duhet të pyes kabinetin e ri qeveritar si edhe biznesin, por ai personalisht është kundër Shengenit Ballkanik.

Kurti sqaroi se do t’i japë fryme të lirë 200 prokurorëve kosovarë për të luftuar korrupsionin dhe arrestimin e oligarkëve dhe tha  se zyrtarëve të korruptuar mund tu marrë të ardhurat e tepërta ashtu siç ndodh në çdo vend europian.

Kurti  gjatë emisionit  pati dhe një debat  me Henri Çilin.
“Plani juaj për nxjerrjen e Kosovës nga kriza është një ideologji e majtë shumë e vjetër ose më saktë ideologji e majtë radikale”, tha Çili.

“A e keni problem planin zhvillimor nordik?”- e pyeti Kurti, Çilin.

“Po”, u përgjigj Çili.

“Atëherë kjo të transkriptohet. Plani zhvillimor nordik jo duke u marrë gati në market, por duke e provuar si model zhvillimi. Më lejoni t’ju them diçka. Ju nuk keni parë opozitë si Vetëvendosja e nuk keni për të parë një qeveri si Vetëvendosja”, iu kundërpërgjigj Kurti.

 

Fraksion.com