“Shkarkimi i Metës”; Nis Komisioni Hetimor, mbledhja vazhdon me dyer të mbyllura
Ka nisur pak më parë mbledhja e Komisionit të Posaçëm Parlamentar që heton shkeljet e pretenduara të Kushtetutës nga presidenti Ilir Meta me anulimin e zgjedhjeve lokale 2019.
Ditën e sotme po administrohet Opinioni Final i ardhur nga Komisioni i Venecias dhe njoftimi i Presidentit mbi informacionet për djegien e Kuvendit në ditën kur anuloi zgjedhjet e 30 qershorit.
“Jemi në një fazë shumë të rëndësishme të ngritjes së institucioneve të drejtësisë. Mbledhja e Komisionit, rasti i parë në historinë tonë parlamentare. Jemi treguar të matur për ta trajtuar siç duhet çështjen dhe Komisionin Hetimor. Raporti që do prodhojë Komisioni duhet të vendosë pikat mbi ‘i’për atë që ka ndodhur”, u shpreh Ulsi Manja.
“Është hera e parë që po hetohet një president. Jemi vonuar, duhet të ishte përmbushur qëllimi pse është ngritur Komisioni”, është shprehur nga ana tjetër nënkryetari Zeneli./tch
Fraksion.com