SHBA-ja paralajmëron sanksione ndaj Turqisë dhe Egjiptit
Një zyrtar i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit ka paralajmëruar sanksione kundër aleatëve amerikanë, Turqisë dhe Egjiptit, për marrëveshjet ushtarake që këto vende kanë lidhur me Rusinë.
Zyrtari, i cili njoftoi gazetarët në kushte anonimiteti, tha se Ankaraja duhet të shmanget nga sistemi rus i mbrojtjes raketore S-400 – , nëse dëshiron të përmirësojë lidhjet me Uashingtonin.
Turqia, një anëtare e NATO-s, pranoi pjesën e parë të sistemeve të mbrojtjes raketore në korrik, duke bërë që Shtetet e Bashkuara të pezullonin pjesëmarrjen e Turqisë në programin e avionëve luftarakë F-35.
Zyrtarët ushtarakë të SHBA-së dhe NATO-s kanë kundërshtuar prej kohësh blerjen e sistemit të Rusisë nga Turqia, duke thënë se nuk ishte në përputhje me sistemet ushtarake të aleancës dhe do të rrezikonte avionët e rinj F-35 të përdorura nga Perëndimi.
Shtetet e Bashkuara thonë se Rusia do të jetë në gjendje të marrë detaje teknike të ndjeshme në lidhje me aeroplanin e ri luftarak amerikan, përmes sistemit S-400.
Uashingtoni ka bërë presion që Turqia të heqë dorë nga blerja e sistemit rus dhe në vend të kësaj të blejë sistemin Patriot të bërë nga SH.B.A., por presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka refuzuar të tërhiqet, madje edhe në rrezik të sanksioneve.
Zyrtari amerikan gjithashtu tha që Shtetet e Bashkuara po punojnë me Egjiptin, për të penguar atë të procedojë me një marrëveshje prej 2 miliardë dollarësh për të blerë më shumë se 20 avionë luftarakë rusë Su-35./rel
Fraksion.com