AktualitetPolitikëTë fundit

Reagon Romina Kuko: Paturpësi pa limit; Përgojoni emrin tim për hesap të luftës qorre me ambasadorët

Zëvendëministrja e Brendshme Romina Kuko u është përgjigjur mbrëmjen e sotme gjithë zërave për përfshirjen e saj në një video kompromentuese me ambasadorin e BE në Tiranë, Luigi Soreca. Përmes një postimi në “Twitter”, Kuko e cilëson paturpërsi përfshirjen e emrit të saj në “betejën” me ambasadorët.

“Jam e befasuar nga disa media që përgojojnë me një lehtësi të neveritshme emrin tim për hesap të luftës qorre me ambasadorët!Aludimet mbi foto takimesh publike ku kam pasur nderin të përfaqësoj qeverinë në krah të Ambasadorit Soreca janë një paturpësi pa limit që të le pa fjalë!”, shkruan zv.ministrja Kuko.

 

 

Fraksion.com