Një çantë e dyshimtë në qendër të Tiranës, policia rrethon zonën
Një çantë e dyshimtë është identifikuar në qendër të Tiranës. Policia e Tiranës është alarmuar për shkak të dyshimeve për një çantë me lëndë plasëse në sheshin “Skënderbej”.
Një telefonatë në polici pas gjetjes së një çante të braktisur, ka alarmuar njësinë antieksploziv.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie.
Çanta ndodhet në hyrje të Bulevardit Zogu i I-rë, ndërkohë që pritet të bëhet shpërthim i kontrolluar.
Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim, teksa verifikimet e mëtejshme pritet të zbulojnë nëse bëhet fjalë për një çantë me eksploziv, apo nëse është harruar nga ndonjë person.
Fraksion.com