“Gara për kryetarin”; Të hënën emërohen tetë prokurorët e rinj të SPAK
E hëna e javës së fundit të muajit do të jetë një ditë e rëndësishme për organet e reja të drejtësisë. Pritet të miratohen emrat e tetë prokurorëve, që do të jenë pjesë e Prokurorisë së Posaçme, ose e njohur ndryshe SPAK.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë njofton se po këtë ditë, do të shpallet gara për pocizionin e drejtuesit të kësaj Prokurorie, i cili do të jetë një nga tetë prokurorët që pritet të emërohen si pjesë të kësaj strukture e njohur ndryshe edhe si SPAK.
Prokuroria e Posaçme synon luftën ndaj krimit të organizuar si dhe ndaj korrupsionit në rangjet më të larta të pushtetit.
Në mbledhjen e së hënës, do të caktohet përkohësisht edhe prokurorja pranë Gjykatës së Apelit Korçë, Irena Çunoti, aktualisht prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.
Altin Dumani do të caktohet përkohësisht në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Për Krimet e Rënda Tiranë.
Mbledhja është caktuar të zhvillohet pranë Prokurorisë së Përgjithshme, ku do të jenë të pranishëm Përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, EURALIUS (EU Funded Project), OPDAT (Funded from the United States Department of Justice/ Assistance and Training and Technical Assistance Program), si dhe vëzhgues tё tjerё tё akredituar.
Prokurorët e përzgjedhur për SPAK:
Altin Dumani,
Arben Kraja,
Behar Dibra,
Edvin Kondilli,
Elida Celami(Kaçkini),
Ened Nakuçi,
Enkeleda Millonai,
Klodian Braho
Fraksion.com