Vettingu e kishte parashikuar; Besnik Muçin e shkarkon edhe si gjyqtar i Kushtetueses: Deklarata e plotë (video)
I sapo shkarkuar nga Vetttingu, Besnik Muçi, i emëruar nga Presidenti Ilir Meta si anëtar i Gjykatës Kushtetuese argumentoi se vendimi për shkarkimin e tij ishte vetëm si prokuror, dhe si anëtar i Kushtetueses nuk preket.
Nga vettingu ai u gjet me problem edhe për deklarimin e pasurisë, por edhe për figurën e tij.
Por Kolegji i Apelimit duket se e kishte parashikuar këtë, dhe në deklaratën e tij kreu i kolegjit Sokol Çomo e nisi dhënien e vendimit të shkarkimit me fjalët se ky vetting nisi kur Besnik Muçi ishte prokuror dhe përfundon tani që është anëtar i Gjykatës Kushtetuese.
Fraksion.com